Flash News

KRYESORE

Basha flet pas takimit me ministrin austriak: Opozita e vendosur të japë kontributin për tejkalimin e krizës, Rama pengesë

Basha flet pas takimit me ministrin austriak: Opozita e vendosur të

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me ministrin e Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg.

Basha tha se ministrit i është bërë e qartë se PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur të japë të gjithë kontributin për të tejkaluar krizën politike, por sipas tij kryeministri Rama është pengesa kryesore.

“E sigurova që PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur të japë të gjithë kontributin për të tejkaluar këtë krizë të rëndë politike dhe problemet e shkaktuara prej saj, pasi qeverisja janë pengesa kryesore për hapjen e negociatave.

Rruga që ka zgjedhur Rama është absolutisht e gabuar në këto javë të kanë mbetura për marrjen e një  vendimi për vendin tonë. Është rruga e fajësimit e sulmeve nga BE, qeverive evropiane, ndaj opozitës, medias dhe qytetarëve për të hequr vëmendjen dhe përgjegjësinë. Dështimi për herë të katërt ka vetëm një emër, Edi Rama.

Opozita e bashkuar është në krye të detyrës, propozimi ynë për daljen nga kriza dhe Reformën Zgjedhore vazhdon të mbetet në tryezë, me të njëjtën përgjegjësi konfirmova sot te ministri i jashtëm austriak se mund të mbështeten plotësisht te PD e opozita, që Shqipëria të mos mbetet peng i korrupsionit , i kapjes së shtetit dhe synimi ynë është që me daljen e krizës tu ofrojmë shqiptarëve atë që meritojnë”, tha Basha.

Të fundit