Flash News

KRYESORE

Basha flet pas takimit me ministrin holandez: Rama është autokrat i zhytur në korrupsion dhe i lidhur me krimin

Basha flet pas takimit me ministrin holandez: Rama është autokrat i

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur përpara mediave pas takimit që zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Holandës, Stef Blok. Kreu i opozitës theksoi se “Shqipëria po zhytet në një krizë të thellë politike”, ndërsa për situatën e përgjithshme tha se mund të përshkruhet me dy fjalë: “kapjen e të gjitha pushteteve politike dhe të gjitha institucioneve nga një kryeministër autokrat, i zhytur në korrupsion dhe i lidhur me krimin.

Sipas Bashës, ka ardhur koha që këto të vërteta të mos fshihen më sepse në të kundërt për shqiptarët nuk do të ketë asgjë të re nga “fronti i Perëndimit”, duke iu referuar negociatave me Bashkimin Evropian.

“Ka ardhur koha që këto të vërteta të mos fshihen dhe të mos sheqerosen sepse përndryshe asgjë të re nuk do të kemi nga fronti i Perëndimit. Dyert e Europës do të vijojnë të mbeten të mbyllura, negociatat do të hapen për vendet e tjera, por jo për Shqipërinë, dhe shqiptarët do të mund ta njohin Europën vetëm përmes largimit nga vendi i tyre”, tha ai.

Lulzim Basha deklaroi se është i vendosur për të ndalur krizën politike, ekonomike dhe krizën e shpresës që mbizotërojnë sot në Shqipëri, dhe për këtë opozita po përgatit një zgjidhje konkrete.

“Unë dhe PD jemi vendosur ta ndalim këtë. Të ndalim krizën politike, krizën ekonomike, krizën e thellë të besimit dhe shpresës te vendi ynë. Këtë mund ta bëjmë vetëm përmes rikthimit te vlerat e evropiane. Ekziston një model oligarkik dhe kriminal. Rruga e vetme për t’u përballur me këtë është bashkimi i të gjithë shqiptarëve për t’i dhënë fund kësaj fasade. Ditën e djeshme opozita ka vendosur të udhëheqë protestat qytetare deri në rrëzimin e kësaj qeverie dhe prezantimin e një zgjidhje konkrete. Kjo qeveri ka rënë. Ka rënë përpara syve të qytetarëve, të Europës dhe përpara socialistëve të thjeshtë. Shqiptarët nuk kërkojnë vetëm largimin e një njeriu, por largimin e këtij modeli”, tha Basha.

Në fund, kryeopozitari foli edhe për qëndrimin e Hagës për negociatat e Shqipërisë.

“Qëndrimi i Holandës vijon të mbetet një qëndrim i drejtë, por strikt. Shqipëria duhet të plotësojë kriteret. Këtu nuk ka asgjë të re, ky është qëndrimi i atyre që duan vërtet të mirën e vendit”, tha ai.

Kreu i Partisë Demokratike nuk pranoi as sot që t’i përgjigjej pyetjeve të shumta të gazetarëve që e prisnin jashtë godinës ku u zhvillua takimi me zyrtarin holandez.

Holanda e padrejtë me Shqipërinë? Ministri Blok: Për negociatat kërkojmë të njëjtat kritere si për shtetet anëtare

Të fundit