Flash News

KRYESORE

Basha flet për takimin me Thaçin: Me durim do tejkalojmë sfidat e së ardhmes

Kreu i PD Lulzim Basha ka postuar fotografi nga takimi që ka pasur me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Basha shprehet se me Thaçin ka biseduar për zhvillimet politike në Shqipëri dhe në Kosovë.

Basha jep edhe mesazhin se me durim do të kalojnë të gjitha sfidat që i presin.

Postimi i Lulzim Bashës:

“Me Presidentin e Kosovës

@HashimThaciRKS biseduam për zhvillimet aktuale & ato të pritshme në Kosovë.Forcimi i shtetit të Kosovës,bashkëpunimi me partnerët SHBA&BE për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin & tërësinë territoriale,integrimi euroatlantik janë sfidat e Kosovës në të cilat unë dhe PD do të vijojmë të japim mbështetjen dhe kontributin tonë të pakursyer. Jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara”, shkruan Basha.

Të fundit