Flash News

KRYESORE

Basha flet për dy deputetët e PS-së në Durrës: Janë të emëruarit e bandës së Lul Berishës dhe bandës së Avdylëve

Basha flet për dy deputetët e PS-së në Durrës:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se Edi Rama i zëvendësoi personat me rekorde kriminale në Kuvend me të dërguarit e krimit.

Basha ju referuar listës së deputetëve të PS-së në qarkun e Durrësit duke thënë se dy deputet janë përfaqësues të bandës së Lul Berishës dhe bandës së Avdylëve të Shijakut.

“Njeriu që bashkë qeverisë me krimin ka zëvendësuar personat me rekordet penale në Kuvend me dy marrëdhënie të reja me krimin. Me të dërguarit e krimit, siç është Jurgis Çyrbja që është i emëruari i bandës së Lul Berishës në Kuvendin e Shqipërisë, siç kemi atë numrin gjashtë, që as emri nuk i dihet, që është i emëruari i bandës së Avdylëve të Shijakut në listën e Durrësit dhe po marr Durrësin si shembull po në çdo listë nga Shkodra deri në Vlorë ka deputet në çdo listë fituese të PS-së, ka deputet që nuk përfaqësojnë as militantët, as anëtarët as simpatizantët e PS por bandat e krimit të organizuar”, deklaroi Basha gjatë intervistës në emisionin ‘Fakt’.

Të fundit