Flash News

KRYESORE

'Dy Europat' e Bashës: Ata që nuk numërojnë dhe që nuk shohin drogën nga oborret e vilave

'Dy Europat' e Bashës: Ata që nuk numërojnë dhe

Lulzim Basha ka përmendur gjatë fjalës së tij Ditën e Europës (9 maji-fitorja e Aleatëve kundër nazi-fashizmit) dhe ka përmendur ekzistencën e 'dy Europave'. Njëra, sipas liderit të opozitës, është ajo ku duam të shkojmë, e demokracisë dhe barazisë. Europa tjetër?

"Ka edhe një Europë tjetër, e atyre që nuk e shohin drogën që u rritet përpara oborreve të vilave luksoze. Ata që drekojnë në restorante luksoze ku drekojnë kriminelët më të njohur të Shqipërisë. Ata që punojnë kundër opozitës. Ata që nuk dinë të numërojnë dhe të kuptojnë se, edhe ligjërisht nuk mund të ketë zgjedhje më 18 qershor.

Kjo nuk është Europë, ky është analfabetizëm dhe korrupsion."

Basha ka hedhur edhe pyetjen therëse: a mund të ketë Europë për Shqipërinë pa zgjedhje të lira e të ndershme?, duke garantuar se "në këtë vend askush nuk e do më shumë Europën se ky bashkim i madh qytetar dhe se kjo Parti Demokratike".

Të fundit