Flash News

KRYESORE

Basha flet për ‘Euractiv’: Shqipëria ka nevoje për një lidership që plotëson 9 kushtet e Bundestagut

Basha flet për ‘Euractiv’: Shqipëria ka nevoje për

Ditën kur sot jepet vendimi përfundimtar nëse Shqipëria, bashkë me Maqedoninë e Veriut do t’i çelen bisedimet për anëtarësim në BE, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për ‘Euractiv’, duke ngritur nevojën për një lidership të ri, me potencialin e duhur për përmbushjen e nëntë kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman.

Sipas Bashës, vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që opozita ka dëshiruar.

“Tani e gjithë energjia dhe fokusi ynë duhet të jetë tek kryerja e detyrave të shtëpisë. Gjermania ka shtruar 9 kushte që përbëjnë udhërrëfyesin për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ne duhet gjithashtu të luftojmë me efektivitet krimin dhe korrupsionin dhe të krijojmë mundësi për qytetarët tanë, që do të ndihmojë për të reduktuar emigracionin. Unë kam besim se vendi im e ka potencialin për të përmbushur këto kritere. Tani kemi nevojë për lidershipin që do ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë”, tha Basha.

Të fundit