Flash News

KRYESORE

Basha flet për kapjen e 4.5 milionë eurove në ‘Toyota Yaris’: Jemi më të besueshëm se qeveria, aksioni po dështonte

Basha flet për kapjen e 4.5 milionë eurove në ‘Toyota

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur për kapjen e 4.5 milionë eurove në ‘Toyota Yaris’ e cila u denoncua prej tij dy ditë para aksionit në portin e Durrësit, tha se opozita është më e besueshme se qeveria për faktorin ndërkombëtar.

Në një intervistë për emisionin ‘Fakt’ Basha tha se operacioni ishte drejt dështimit dhe pas deklaratës së bërë në Kuvend bëri që policia të vepronte duke i sekuestruar.

 Nga e morët informacionin?

S’kam ndërmend ta ndaj me ju, nga e mora informacionin, por mund t;ju them që Partia Demokratike dhe unë personalisht, jemi partnerë më të besueshëm se qeveria për një numër të madh faktorësh, duke përfshirë këtu edhe faktorë ndërkombëtarë.

Në rastin konkret është faktor ndërkombëtar?

Në vetë natyrën e çështjeve do të ishte joserioze, përveçse pot ë isha gazetar, që unë s’jam, jam kryetari i opozitës, dhe pretendenti për kryeministër dhe ish-Ministër i Brendshëm dhe ish-Ministër i Jashtëm kështu që nuk kam ndërmend të hyj në këto detaje sado interesante të jenë për emisionin.

 Por bëtë publike një fakt për një operacion i cili ishte në vazhdim z.Basha?

Absolutisht jo! Operacioni ishte në dështim dhe ishte pikërisht bërja publike e faktit me koordinim të plotë me ata faktorë pa të cilët Shqipëria do të ishte edhe më zi se ç’është sot dhe me ndihmën e të cilëve do të ngrihemi bashkë me qytetarët shqiptarë që këta të paktën të detyrohen ta kapin dy ditë më vonë.

Kjo dëshmi e shpëtoi operacionin?

Absolutisht kjo dëshmi apo ky paralajmërim ishte pjesë e një skenari alarmesh të vëna në lëvizje nga këta faktorë, të cilët kur panë mungesë totale reagime iu drejtuan sigurisës së fundit së një vendi që është opozita e vendit.

Të fundit