Flash News

KRYESORE

Basha flet për reformën zgjedhore: Nuk mund t’u hedhim hi syve të ndërkombëtarëve

Basha flet për reformën zgjedhore: Nuk mund t’u hedhim hi syve

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se partia e tij kërkon që reforma zgjedhore të jetë e drejtë, që t’u shërbejë shqiptarëve dhe të mos t’u hidhet hy syve të ndërkombëtarëve.

“Ne ishim të vetmit që shkuam në këtë tryezë të përgatitur me një plan dhe një propozim konkret, i cili është gati për t’u zbatuar. Në radhë të parë duhen disa ndryshime në ligj, të cilat duhen bërë në mënyrë transparente dhe të konsultuar. Së dyti duhet vullnet politik për të zbatuar gjithçka që palët bien dakord; që nga sistemi zgjedhor deri tek rregullat për të dënuar ata që blenë votat apo për të pamundësuar transformimin dhe manipulimin e vullnetit të qytetarëve gjatë procesit të numërimit.

Nuk mund të shkojmë ne drejt një reformë zgjedhore, me lojëra, hilera dhe përpjekje për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.”, tha Basha në emisionin “Kjo javë” në News 24.

Të fundit