Flash News

KRYESORE

Basha flet për rihapje të PD-së, nuk përjashton as Jozefina Topallin: Mund të vijë kushdo që ndjehet demokrat

Basha flet për rihapje të PD-së, nuk përjashton as Jozefina

Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një lidhje me Skype për emisionin “Aktualitet” në Fax Nees foli ndër të tjera edhe për debatin e fundit atë të çështjes së teatrit dhe rihapjen e Partise Demokratike.

Sipas Bashës qeveria po kërkon të kryejë vjedhje të pasurive publike në kohë pandemie.

“Pas shembjes së teatrit fshihet projekti i ndërtimit të kullave aty ku është teatri dhe e gjithë kjo në shërbim të oligarkëve. Ajo që ka ndryshuar është se ata kanë përballë një institucion europian si ‘Europa Nostra’.Mesa duket ata janë urryes të kulturës shqiptare”, tha Basha.

I pyetur në lidhje me rikthimin e disa figurave të vjetra pranë PD-a-së Basha shprehu dakordësi për çdo figurë që e ndjen veten demokrat.

 “Partia Demokratike është e hapur për secilin që e ndjen veten demokrat dhe që do të japë kontributin e vet në këtë familje politike që po përgatitet të qeverisë vendin”, tha ai.

Sa i takon Jozefina Topallit dhe për mundësine e rikthimit të saj pranë PD, Basha tha:

“Secili nga ne duhet që të shikojë intersin publik dhe jo vetëm atë personal. PD është shtëpia e çdo demokrati që ndan vlera, që vendos përpara interesat e shqiptarëve.

 

Të fundit