Flash News

KRYESORE

Basha flet për takimin e së martës: Bisedova pas një kohe të gjatë me Presidentin Meta

Basha flet për takimin e së martës: Bisedova pas një kohe

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një lidhje direkte për “Të Paekspozuarit” foli për takimin e të martës së kaluar me presidentin Ilir Meta..

Në takimin e zhvilluar, Basha tha se u diskutua për situatën dhe ngërçin politik në vend, pas një kohe të gjatë pa biseduar me presidentin Meta.

“Ka qenë një takim ditën e martë të javës së kaluar në mos gabohem. Ka zgjatur rreth 35 minuta ku kam parashtruar pikëpamjet e mia ku ndodhet vendi dhe kam shkëmbyer mendime mbi situatën. Ka qenë një takim normal ku kemi biseduar pas një kohe të gjatë me Presidentin. Unë si kryetar i opozitës dhe ai si president. Nuk e kemi pasur rastin që të shkëmbejmë mendime në këto kohë” – tha Basha.

Të fundit