Flash News

KRYESORE

Basha flet për takimin në Presidencë: Rama u tërhoq edhe nga oferta e McAllister. Çfarë lëshuam ne

Basha flet për takimin në Presidencë: Rama u tërhoq edhe nga

Kryetari i Opozitës së Bashkuar ka folur për herë të parë në mbrëmje, gjatë komunikimit me protestuesit në Sheshin e Lirisë, për takimin me Kryeministrin Rama sot paradite në Presidencë. Basha tha se Rama është tërhequr edhe nga oferta e Paketes McAllister, dhe duket se po shkon drejt argumentit të forcës.

Tha Basha:

"Kemi ofruar në tavolinë gjithçka që PD mund të ofrojë. Pala tjetër është tërhequr edhe nga ofertat e kaluara, të cilat ishin shumë pak për të siguruar minimumin e së drejtës së shqiptarëve për të votuar. Edi Rama firmosi se është pengesa e vetme dhe nuk ka asnjë argument për t'i hapur rrugë zgjedhjeve përveç krimit të bërë njësh me pushtetin. Forca e argumentit tregoi se kush vendos interesin e shqiptarëve para interesit për pushtet. Edi Ramës nuk i ka mbetur gjë tjetër veç argumetit të forcës, argumentit të hurit dhe litarit, dhe është e mirë për të, sepse me ta i mori pushtetin kundër vullnetit të shqiptarëve. Argumenti i tij është trajtimi i administratës si garnizion politik, por sot si kurrë më parë, forca e Edi Ramës është shpresa se mjerimi i shqiptarëve ka shuar vullnetin dhe dinjitetin për të luftuar me dinjitet."  

Të fundit