Flash News

KRYESORE

Basha flet sërish për ‘skandalin sekret’ të qeverisë Rama: Po e analizojmë ende, nëse provohet do e publikojmë

Basha flet sërish për ‘skandalin sekret’ të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sërish për skandalin e madh të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, që ai ka në dorë dhe me të cilin po merren ekspertët demokratë.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Basha ka theksuar se PD po analizon besueshmërinë e provave që i janë vënë në dispozicion dhe nëse ato faktohen, skandali do bëhet publik në mesia.

“Ne po bëjmë një analizë të plotë të besueshmërisë të provave që na janë sjellë. Çdo informacion që provohet se ka besueshmëri hapi i parë është bërja publike nëpërmjet medieve. Ne nuk mbajmë asnjë informacion rezervë”, theksoi Basha.

I pyetur nga gazetarët nëse skandali është në nivel ministrash apo deputetësh, kryeopozitari refuzoi të jap më shumë informacione duke përsëritur hetimet që po kryen për këtë çështje.

Të fundit