Flash News

KRYESORE

Basha fotografon në Londër dokumentin 800 vjeçar të Magna Carta, mesazh politikanëve shqiptarë

Basha fotografon në Londër dokumentin 800 vjeçar të Magna

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një foto të Magna Carta, dokumenti 800 vjeçar që ka frymëzuar betejat më madhështore për liri në botë këto 8 shekuj.

Basha nëpërmjet kësaj fotoje përcjell dhe një mesazh për politikën shqiptare, që dhunimi i lirisë së njeriut, është shkak për përmbysjen e çdo pushteti.

“Magna Carta është Karta e Madhe që e bëri Britaninë të madhe sepse vendosi precedentin se mbi të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve nuk ka pushtet mbi tokë përvec pushtetit të njerëzve nga njerëzit dhe për njerëzit”, shkruan Basha ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq, këtë foto e mora, nga panelet e Westminster, ndërtesës historike të Parlamentit Britanik, nënës së gjithë parlamenteve.

Është Magna Carta, dokumenti 800 vjeçar që ka frymëzuar betejat më madhështore për liri në botë këto 8 shekuj, nga Reforma e Monarkisë Britanike tek Revolucioni Amerikan dhe ai Francez. Madhështia e saj qëndron te ideali i shenjtë dhe parimi bazë i demokracisë perëndimore se liria dhe të drejtat e njeriut mbrohen me ligj dhe se dhunimi i tyre është shkak për përmbysjen e çdo pushteti.

Magna Carta është mantra e kufizimit të pushtetit me ligj dhe ndërtimit të shoqërisë mbi barazinë para ligjit dhe respektin për të drejtat dhe liritë e çdo njeriu. Magna Carta është Karta e Madhe që e bëri Britaninë të madhe sepse vendosi precedentin se mbi të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve nuk ka pushtet mbi tokë përvec pushtetit të njerëzve nga njerëzit dhe për njerëzit!

Të fundit