Flash News

KRYESORE

Basha ftesë Rulit për rikthim në PD, sot mbledh Kryesinë: Do marrim një vendim të rëndësishëm për politikën dhe shoqërinë!

Basha ftesë Rulit për rikthim në PD, sot mbledh Kryesinë: Do

Kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi se sot Kryesia e PD do të marrë një vendim të rëndësishëm për shoqërinë dhe politikën shqiptare.

Përmes një shënimi në Facebook, kryedemokrati nënvizoi se kryesia e PD do të marrë një vendim për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, “në ushtrimin më të madh demokratik që ndonjë parti politike ka bërë ndonjëherë në Shqipëri”.

Në fokus të diskutimeve në këtë takim mendohet se do të jetë formula dhe fushata që të do të zhvillohet për zgjedhjen e deputetëve dhe emrave për kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme.

“Me mbështetjen dhe ndihmën e vyer të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), pranë Partisë Republikane të SHBA dhe të Partisë Konservatore Britanike e Fondacionit Uestminster për Demokracinë kemi garantuar parimet dhe rregullat për përfshirjen e drejtpërdrejtë të anëtarësisë në propozimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve”, sqaron Basha një ditë më parë në rrjetet sociale.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, Basha ka nisur të afrojë figura të njohura të PD. Basha ka ftuar Genc Rulin, ishministrin e Financave që të drejtojë komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për deputëtë dhe kryetarë bashkishë.

Të fundit