Flash News

KRYESORE

Basha fton qytetarët në protestën e 16 marsit: Në ish-Bllok marrin më shumë ndihmë ekonomike se në Paskuqan

Basha fton qytetarët në protestën e 16 marsit: Në ish-Bllok

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha po takohet me banorët e Paskuqanit, për të prekur nga afër problemet e shumta me të cilat ata përballen çdo ditë. Qytetarët në nevojë shprehen se u është hequr edhe ajo ndihmë e vogël ekonomike që merrnin më parë, ndonëse jetojnë në kushte të vështira dhe pothuajse pa shtëpi.

“Më kanë hequr ndihmën ekonomike. Jam e divorcuar me një fëmijë. Më kanë refuzuar ndihmën ekonomike. Shtëpinë e kam skandal. Të vish të shohësh shtëpinë time se a e meritoj ndihmën apo jo... me thanë se nuk plotësoj pikët sepse kam shkollën afër, kam ambulancën afër. I kam çuar letër kryeministrit se kam 6 muaj pa drita me fëmi të vogël sepse mi kanë prerë dhe nuk më ktheu fare përgjigje. Kam paguar taksa 30 mijë lek, ujë, drita”, u shpreh një banore e Paskuqanit.

Basha akuzoi zyrtarët e Qeverisë se japin më shumë ndihmë ekonomike për ata që jetojnë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë sesa për banorët në nevojë të Paskuqanit.

“Në Bllok marrin më shumë ndihmë ekonomike se në Pakuqan. Kjo tregon se qeveria e ka humbur komplet kontaktin me realitetin. Ti e meriton ndihmën ekonomike dhe duhet ta marrësh. Ato para që duhet të marrësh ti sot i merr një oligark. Me lekët e një muaji që ti merr për ndihmë ekonomike, ata i harxhojnë për 10 min drekë. Kjo duhet të ndryshojë të mos e lëmë të bëhet më keq. Ky shtet nuk do t’ia dijë për ty dhe nuk e di që ti ekziston. Të kesh besim se ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Të gjithë në protestë më datë 16 mars”, u shpreh ndër të tjera kreu i PD-së.

Të fundit