Flash News

KRYESORE

Basha fton qytetarët për konsultim: Reforma Zgjedhore të nisë me Ju

Basha fton qytetarët për konsultim: Reforma Zgjedhore të

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha mendon se që reforma zgjedhore të kryhet ashtu siç duhet është i nevojshëm konsultimi me qytetarët dhe grupet e interesit. Në profilin e tij në Facebook, ai u kërkoi qytetarëve që të japin mendimet e tyre në lidhje me reformën zgjedhore.

Ai shtoi se që ky proces të realizohet, duhet vullnet i pastër politik.

“Shqipëria ka nevojë për një Reformë të vërtetë Zgjedhore të hartuar me transparencë dhe të konsultuar me qytetarët dhe të gjitha grupet e interesit.

Reforma Zgjedhore kërkon vullnet të pastër politik për tu realizuar dhe zbatuar.

Në respekt të transparencës, ky është propozimi i Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore.

Dëshiroj që konsultimi të nisë me JU! Ndaj ju ftoj të ndani me mua mendimet dhe sugjerimet tuaja.”, shkroi Basha në Facebook.

Ai gjithashtu publikoi edhe këtë link, ku mund të lexohet nga të interesuarit platforma e opozitës për reformën zgjedhore.

Të fundit