Flash News

KRYESORE

Basha hap 'Bulevardin Trump': jo si Rama që zgjedh emra kriminelësh për rrugët

Basha hap 'Bulevardin Trump': jo si Rama që zgjedh emra

Në Kamëz është inauguruar sot një bulevard që mban emrin e Presidentit amerikan, Donald Trump. Krybashkiaku Mziu ka hequr një paralele të madhe mes ardhjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe Bashës si kryeministër i ardhshëm:

Ndihem krenar që ky bulevard ka emrin e “Donald Trump” dhe fryma ka filluar nga Kamza siç filloi fryma me fitoren tij në Amerikë. E njëjta situatë ka filluar nga Kamza, tek Republika e re, qytetarët e Kamzës mezi presin që në zgjedhjet e tanishme që do zhvillohen ju të konfirmoni fitoren”.

Shefi i opozitës, Basha, tha se është më mirë që rrugëve e shkollave t'u vihen emra që përfaqësojnë demokracinë sesa emra të xhelatëve dhe kriminelëve të komunizmit:

"Më mirë emrin e lirisë e demokracisë që përfaqëson Donald Trump sesa emrat e xhelatëve e kriminelëve të komunizmit që mbajnë rrugët e shkollat tona. Se Mziu është njeriu që e do lirinë, demokracinë ndaj e sulmojnë më shumë nga të gjithë. Para disa muajsh me guximin e të korruptuarit, të droguarit dhe të inkriminuarit, Edi Rama vendosi të sulmojë Presidentin amerikan. E bëri këtë i nxitur jo nga interesat kombëtare por ato personale. Dy ditë më parë kur mbarë Shqipëria e mori vesh gjestin tuaj për të emëruar këtë rrugë për presidentin amerikan u hodhën në sulm konet e tij. Harron se ai vetë dhe paraardhësit e tij kanë emëruar rrugët e sheshet e shqiptarëve me emra kriminelësh, me emra xhelatësh dhe emra kriminelësh të vrarë në pusitë e krimit të zi.

Ky njeri që tregohet me gisht nga shqiptarët si njeriu që ngriti karrierën e tij në aleancë më krimin e organizuar, ka guximin të sulmojë vendimin tuaj për t’i dhënë këtij bulevardi emrin e kampionit të lirisë. Kjo tregon se sa e thellë është kriza morale e Edi Ramës. E falënderojmë presidentin amerikan Donald Trump."

Të fundit