Flash News

KRYESORE

Basha hedh poshtë aludimet: Asnjë pazar me Edi Ramën. Dy pika të panegociueshme për zgjidhjen e krizës

Basha hedh poshtë aludimet: Asnjë pazar me Edi Ramën. Dy pika

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur poshtë çdo aludim për ndonjë marrëveshje me Edi Ramën për të kaluar krizën. Sipas tij, kriza nuk zgjidhet pa largimin e tij dhe pa arrestimin e personave të përfshirë në vjedhjen e votave.

“Përfaqësuesit e përfaqësive perëndimore gjatë javës së shkuar më në fund kanë kuptuar se përballë tyre ka qenë jo një kryeministër, por një kryemafioz. Atyre dua t’u them se standardi evropian i kësaj zgjidhjeje kalon përmes dy hapave të panegocieshëm.

1. Largimin e Edi Ramës. 2. Zgjdhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit dhe motrat tona, se janë aty se protestuan për Europën, për Amerikën, pa futur aty ata që vodhën votën, nuk ka zgjidhje politike.

Ne ua kemi borxh shqiptarëve që këtë krizë të thellë të mos e mbyllim thjesht me një marrëveshje politike bazuar mbi pazare, Kjo krizë politike duhet dhe do të mbyllet jo me pazare por mbi parime dhe sot dua ta them qartë dhe prerë se parimi i parë është çuarja para drejtësisë dhe prapa hekurave të burgut të atyre që u vodhën votën shqiptarëve”, sqaron ai.

Të fundit