Flash News

KRYESORE

Basha hedh poshtë spekulimet: Asnjë negociatë apo marrëveshje me Edi Ramën kryeministër

Basha hedh poshtë spekulimet: Asnjë negociatë apo

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp, thotë se opozita e bashkuar nuk do të marrë pjesë në asnjë diskutim pa u dënuar të gjithë blerësit e votave. Basha thekson se nuk do të bëjë asnjë negociatë me Edi Ramën,  pa u larguar nga posti i kryeministrit.

“Sot Presidenti Meta ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet lokale. Dua të ndaj me ju atë që i bëra të ditur Presidentit Meta në takimin e sotëm.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje, nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma apo për çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin.

Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike. Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë. Tashmë ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën”, sqaroi Basha.

Të fundit