Flash News

KRYESORE

Basha i bën thirrje gazetarëve dhe pronarëve të televizioneve: E turpshme, mos u censuroni

Basha i bën thirrje gazetarëve dhe pronarëve të

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje medias dhe drejtuesve të tyre që të mos censurojnë aktivitetin. Basha i referohet takimit që ai zhvilloi me përfaqësues të biznesit të vogël, ku në kohën që këta të fundit po bëni të ditura shqetësimet e tyre, vetëm një media ishte në transmetim.

“Kam një thirrje për mediat. Të jetë sa më transparente dhe drejtpërdrejtë, vetëm një media ishte në transmetim të drejtpërdrejtë. Thirrje kryeredaktorëve, gazetarët, pronarëve të mediave, mos e censuroni aktivitetin. Edhe pse nuk e transmetuat live, ritransmetojeni”, deklaroi Basha.

Kreu i PD-së, shtoi më tej se po harxhohen orë të tëra me propagandë qeveritare duke theksuar se kjo nuk i nderon mediat.

“Harxhohen orë të tëra me propagandën qeveritare. Kjo nuk ju nderon, për mos të thënë që është e turpshme. Mos ja hiqni zërin përfaqësuesve të biznesit”, theksoi Basha.

Të fundit