Flash News

KRYESORE

Basha i dha ultimatum, Ruçi publikon online nismën e opozitës për vetting në politikë

Basha i dha ultimatum, Ruçi publikon online nismën e opozitës

Faqja e Kuvendit publikon menjëherë në faqen zyrtare nismën e opozitës për vetting në politikë, pas denoncimit nga PD.

Ndonëse Partia Demokratike dhe opozita kanë propozuar që prej datës 7 shtator amendamentet kushtetuese për pastrimin e politikës nga krimi, nisma e opozitës për fazën e dytë të dekriminalizimit të shtetit nuk gjendej në faqen e Kuvendit.

Ndryshe nga sa vepron me çdo projektligj tjetër, Kuvendi nuk e kishte publikuar në faqen e tij zyrtare propozimin e opozitës, për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të njihen me të.

Për këtë Basha, i dha  një ultimatum Ruçit që të botojë në faqen online të Kuvendit që të respektojë rregulloren e Kuvendit, gjatë mbledhjes së mbajtur sot në Durrës, ndërsa tashmë nismën e opozitës mund ta shqyrtojë çdo qytetar në faqen zyrtare të parlamentit.

 

Të fundit