Flash News

KRYESORE

Basha i drejtohet gazetares: Vetting-u në ‘Venecia’ i jep kohë banditëve të qëllojnë me armë kolegët e tu

Basha i drejtohet gazetares: Vetting-u në ‘Venecia’ i jep

Komisioni i Venecias nuk mund të shprehet për një çështje për të cilën është shprehur katër herë, tha sot Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, kur u pyet nga gazetarët për planin e mazhorancës socialiste për vetting-un në politikë.

Opozita ka depozituar në Kuvend projektligjin për vetting-un e politikanëve, por kryeministri Edi Rama kërkon ta çojë në Venecia për mendim. Sipas Bashës, me këtë përpjekje Rama kërkon të marrë më shumë kohë për zvarritjen e procesit.

“Kjo do të thotë t’i japësh më shumë kohë banditëve të qëllojmë me automatik banesave të kolegëve të tu”, iu drejtua Basha gazetares që e pyeti për Komisionin e Venecias, duke iu referuar sulmit me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Kryeopozitari theksoi se Venecia ka dhënë dakordësi për vetting-un e gjykatësve, prokurorëve, ndërsa mazhoranca po zhvillon edhe vetting-un në polici. Për këtë arsye, tha Basha, politika nuk mund të shmanget nga ky proces.

Lirimi i Ermal Hoxhës, Basha: Doli për sjellje të mirë sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës

Të fundit