Flash News

KRYESORE

Basha i frymëzuar nga Trump, tregon vendimin e vështirë që do të marrë ndaj fqinjëve

Basha i frymëzuar nga Trump, tregon vendimin e vështirë që

Kryedemokarti Lulzim Basha çeli sot fushatën në Vaun e Dejës.

Basha akuzoi kryeministrin Rama për gjendjen e vështirë ekonomike në vend. I frymëzuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, kryedemokrati tha se do rikthejë të gjitha tarifat doganore për prodhimet që sillen nga jashtë, vendim të cilin do ta marrë që javën e parë nëse bëhet kryeministër. Sipas Bashës ky vendim do të ishte në interes të prodhuesve shqiptarë, prodhimet e të cilëve nuk do të hidheshin poshtë.

“Rama nuk i lyen duart me graso, i çon makinën për motorrin dhe ta sjell me bojë të re. Por unë do t'i fus duart në motorr dhe do t'i ndreq gjërat për një ekonomi të fortë. Vendimet e duhura për të cilat jam angazhuar i kam marrë me ekimpin e Republikës së re, ishin vendime që më takonin mua për ta bërë Shqipërinë me ekonomi të fortë. Unë nuk do të merrem me palma dhe fasadë" tha Basha.

 

Të fundit