Flash News

KRYESORE

Basha i jep urdhër nga vendi, Rama i bindet menjëherë: Hiq kufjet ose ndërpresim fjalën

Basha i jep urdhër nga vendi, Rama i bindet menjëherë: Hiq kufjet

Seanca parlamentare ditën e sotme ka nisur me tensione. Në nisje të saj Spaho ndërpreu seancën pasi nuk ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama.

Por pasi Rama erdhi në Kuvend, vendosi kufjet teksa nga foltorja e Parlamentit fliste për varfërinë kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho.

Me kërkesë të kryedemokratit Lulzim Basha dhe reagimin e Spahos, se nëse kryeministri Rama nuk heq kufjet do ndërpresë fjalën, kryeministri u detyrua të zbatonte urdhërin e demokratëve.

Kujtojmë që sot është parashikuar një mocion me debat mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës, lidhur me përjashtimin e rreth 20 mijë familjeve nga skema e ndihmës ekonomike.

Të fundit