Flash News

KRYESORE

Basha i kthehet Ramës për testimet: Sulmet kundër opozitës nuk ia fshehin dot dështimet

Basha i kthehet Ramës për testimet: Sulmet kundër opozitës

Kryedemokrati Lulzim Basha, përmes një statusi në rrjetet sociale iI është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili ironizoi propozimin e PD lidhur me nevojën për testime masive, si mënyrë për të  gjurmuar rastet me Covid-19.

Basha thotë se është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve. Ndërsa për sulmet ndaj PD, Basha thotë se nuk fshehin dot dështimet e tij.

Reagimi i plotë

Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është. Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij.

Të fundit