Flash News

KRYESORE

Basha i përgjigjet deklaratës së Ramës në Forumin ekonomik: Ka fuqizuar vetëm biznesin e tij me të inkriminuarit dhe oligarkët

Basha i përgjigjet deklaratës së Ramës në Forumin

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili gjatë fjalës së tij në forumin e dytë ekonomik në Tiranë, paralajmëroi se së shpejti nis  procesi i fiskalizimit që sipas tij do të ulë nivelin e korrupsionit.

Me fiskalizimin do shohim veprimtaritë në internet që do jetë nën monitorimin e administratës fiskale. Kjo do sigurojë transprancë dhe të parandalojë një mase nga administrata. Fiskalizimi do të ulë korrupsionin”, tha kryeministri Rama. Në një postim në twitter, kryedemokrati Basha publikon artikullin e revistës Monitor që citon raportin ‘Doing Bussines 2020’, sipas të cilit Shqipëria dhe Bosnja renditen të fundit për investime. “Edi Rama ka fuqizuar vetëm një biznes në Shqipëri. Biznesin e tij personal me të inkriminuar dhe oligarkë. Çdo biznes tjetër në Shqipëri është nëpërkëmbur dhe goditur nga qeverisja e Edi Ramës në shërbim ndaj oligarkëve të tij”, shkruan Basha në twitter.

Të fundit