Flash News

KRYESORE

Basha i përgjigjet me emra kërkesës së Xhafajt për dëshmi: Gjurmoni këta dy vëllezër të qeveritarëve!

Basha i përgjigjet me emra kërkesës së Xhafajt për

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ditën e sotme, me anë të një letre i kërkoi kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hadarmatajt të thirrte për të dëshmuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish kryeministrin Sali Berisha. Thirrja e ministrit vjen pas deklatave të shumta të PD-së, nëpërmjet të cilave akozon qeverinë si të përfshirë në trafikun e 613 kg kokainë të ndaluar në Maminas.

Mirëpo, i pyetur sot në lidhje me kërkesën e Xhafajt, kryedemokrati Basha u shpreh se mjafton që të gjurmohen  vëllai i Edi Ramës e i ministrit të Brendshëm.

“Kjo deklaratë, kjo letër është akt i dënueshëm. Është vendosja e Prokurorisë  nën urdhërat e Xhafajt. Prokuroria mjafton të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafajn", u shpreh Basha në deklaratën për median ditën e sotme.

Të fundit