Flash News

KRYESORE

Basha i përgjigjet Ramës: Duhet të ishe nën hetim, ke fabrikuar prova dhe ke penguar drejtësinë

Basha i përgjigjet Ramës: Duhet të ishe nën hetim, ke

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur deklaratave të bëra nga kryeministri Rama gjatë takimit me drejtuesit policisë.

Basha thotë se Rama, siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun.

Kreu i opozitës ka publikuar një video, ku kreu i qeverisë shfaqej krah Tahirit duke vlerësuar punën e tij, ndërsa thotë se Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest.

“Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!”, shkruan Basha në rrjetin social Facebook.

Të fundit