Flash News

KRYESORE

Basha i përgjigjet Ramës: Një zombi politik, 30 qershori e çon drejt rrëzimit regjimin e tij

Basha i përgjigjet Ramës: Një zombi politik, 30 qershori e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se 30 qershori do të rezultojë si gabimi më fatal i kryeministrit Edi Rama, nga ku do të nisë rrëzimi i regjimit të tij.

“E kam thënë disa herë javët e fundit se 30 qershori do të jetë hapi fatal politik i regjimit kriminal në pushtet. Më 30 qershor do të fillojë spiralja e rrëzimit të këtij regjimi drejt vdekjes së tij.

Më mirë se çdo gjë, këtë rënie të pashmangshme, këto ditë, e shpreh figura prej zombi politik, e cila bredh, prej javësh, nëpër Shqipëri, duke u përpjekur të ringjallet me humorin banal, me mashtrimet bajate, me kërcënimet paranojake.

Ju ftoj ta shikoni mirë këtë fytyrë të përçudnuar nga pesha e krimit dhe e së keqes dhe të mos e harroni pamjen e saj. Neveria që sot shqiptarët ndjejnë për të nuk duhet të na bëjë ta harrojmë atë.

Duhet ta fiksojmë mire fytyrën e së keqes, fytyrën e etjes së verbër për pushtet, fytyrën e tradhtisë, sepse nuk duhet të lejojmë fytyra të ngjashme të marrin në dorë fatet tona përsëri.”, tha Basha.

Kreu i demokratëve shtoi se mungesa e reflektimit ka qenë një mallkim shoqëror për shoqërinë shqiptare.

“Ne, rrallë, kemi reflektuar pas të këqijave, prandaj i kemi përsëritur ato.

Historia politike e Edi Ramës nuk është thjesht historia e një njeriu të dështuar në çdo gjë që provoi në jetë në art, në sport, në shoqëri, që pastaj kërkon verbërisht pushtet dhe para për t’u hakmarrë ndaj botës.

Është edhe historia e një shoqërie që mashtrohet dhe nuk e dallon lehtë fytyrën e urrejtjes, fytyrën e mashtrimit. E shoqërisë që i beson fasadës, që i beson dukjes, që gënjehet nga propaganda dhe në këtë mashtrim kolektiv, i dorëzon të keqes fatet e veta.”, përfundoi ai.

Të fundit