Flash News

KRYESORE

Basha i përgjigjet Ramës: Nuk të eci mashtrimi, tani fshihet si skuth pas abuzuesve

Basha i përgjigjet Ramës: Nuk të eci mashtrimi, tani fshihet si

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur postimit të bërë së fundmi nga kreu i qeverisë Rama. Basha thotë se prej 5 vjetësh i përzgjedh Edi Rama kush e merr e kush jo ndihmën ekonomike dhe nëse ka abuzues, shton kreu i PD-së, përgjegjësia është e tij.

“Pasi nuk i eci mashtrimi se këta të pamundur preferojnë më mirë 50 mijë lekë ndihme se sa një vend pune me rrogë, tani fshihet si skuth pas abuzuesve, a thua nuk është vete ky që ka ndërtuar një qeverisje abuzive, kriminale dhe të korruptuar”, shkruan kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në rrjetin social Facebook teska e shoqëron postimin e tij edhe me një kronikë të publikuar nga Zëri i Amerikës.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Prej 5 vjetesh i perzgjedh Edi Rama kush e merr e kush jo ndihmen ekonomike. Nese ka abuzues, pergjegjesia eshte e tij. Po kjo nuk mund te justifikoje aspak vendimin kriminal per tu hequr buken e gojes 20 mije familjeve qe s’kane asnje mundesi tjeter per te mbajtur frymen gjalle.

Pasi nuk i eci mashtrimi se keta te pamundur preferojne me mire 50 mije leke ndihme se sa nje vend pune me rroge, tani fshihet si skuth pas abuzuesve, a thua nuk eshte vete ky qe ka ndertuar nje qeverisje abuzive, kriminale dhe te korruptuar.

 

Të fundit