Flash News

KRYESORE

Basha i përgjigjet Ramës për Eurobondin: Shqiptarëve iu shtua një borxh i ri

Basha i përgjigjet Ramës për Eurobondin: Shqiptarëve iu

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, për eurobondin  që Shqipëria ka marrë së fundmi.

Në lidhje me këtë çështje, kryeministri Edi Rama u shpreh se është një arritje e madhe për vendin, por kryedemokrati nuk e sheh në të njëjtën mënyrë.

Sipas  Bashës, Rama e ka zhytur Shqipërinë në borxhe, dhe se të mburresh me këtë fakt nuk është arritje.

Basha në Twitter:

Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!!! Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton cdo shqiptari edhe një barrë të re!

Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar se sa është shuma e marrë hua nga qeveria dhe cili do të jetë interesi dhe afati i maturimit, por Rama foli për “rezultat spektakolar” në krahasim me vendet e tjera të rajonit që gjithashtu kanë marrë borxh për shkak të goditjes së ekonomisë nga COVID-19.

Kujtojmë se në seancën e shkuar parlamentare, qeveria miratoi Eurobondin me vlerën e 650 milion eurove, një pjesë e të cilave do të shkojë për shlyerjen e borxheve të prapambetura, ndërsa pjesa tjetër për të përballuar nevojat e shkaktuara nga pandemia.

Të fundit