Flash News

KRYESORE

Basha i përgjigjet Veliajt: Fundërrim, qytetarëve u lind e drejta të mbrojnë banesat e tyre me çdo formë e çdo çmim

Basha i përgjigjet Veliajt: Fundërrim, qytetarëve u lind e drejta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sërish pasditen e sotme me banorët e zonës së ‘Astirit’, banesat e të cilëve parashikohet të shemben si pasojë e projektit të Unazës së Madhe.

Kreu i opozitës, tha se e vetmja gjë e ligjshme që po ndodh është rezistenca e banorëve, ndërsa i është përgjigjur kryebashkaikut Erion Veliaj të cilin e ka cilësuar një fundërrim që sulmon qytetarët me shprehje raciste.

Basha ka bërë të ditur gjithashtu edhe tre argumente se pse projekti është i paligjshëm.

“Pas një hetimi disa ditor disa fakte tronditëse kanë dal në dritë. Së pari, projekti është tërësisht i paligjshëm. Vjen nga një i ashtuquajtur propozim i pakërkuar. Pra një inxhinieri apo një firme inxhinierike i ka le në zemër të bëjë dhuratë një projekt për këtë pjesë të Unazës dhe e ka paraqitur. E ka paraqitur në shkelje totale të normave të projektimit brenda qytetit. E ka paraqitur me një projekt inxhinierik i cili është i përshtatshëm për autostradë por jo për një rrugë në mes të qytetit qoftë kjo dhe një artere e rëndësishme siç është ‘Unaza e Re’.

E dyta, që ne kemi denoncuar me fakte është skema korruptive e tenderit, sesi është bërë tenderi pa konkurencë, 40 milionë euro për më pak se 2 kilometra, me 7 mbikalime dhe nënkalime.

E treta është se projekti është i paligjshëm sepse që të kryet një investim i tillë brenda qyteti të Tiranës duhet të miratohet nga pushteti vendor, dhe në kulmin e kësaj paligjshmërie, institucioni që normalisht duhet të dilte në krah të qytetarëve të kësaj zone, bashkia, dhe të thoshte ne nuk e pranojmë këtë projekt, ne nuk do ta kalojmë këtë projekt, ka në krye një fundërrim i cili del dhe sulmon qytetarët me shprehje raciste që tregojnë se plehrat e Sharrës janë më të pastra se shpirti i tij”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës ka paralajmëruar se “ashtu si Teatri Kombëtar është vijë e kuqe edhe këtu është dy herë vijë e kuqe për Partinë Demokratike dhe për opozitën. Qytetarëve u lind e drejta të mbrojnë banesat e tyre me çdo formë dhe me çdo çmim dhe Partia Demokratike dhe opozita do jetë në krah të tyre”.

Të fundit