Flash News

KRYESORE

Basha i përmend me emra: Klanet brenda PS-së që shkarkuan Fatmir Xhafajn

Basha i përmend me emra: Klanet brenda PS-së që shkarkuan Fatmir

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se Fatmir Xhafaj u largua nga posti i Ministrit të Brendshëm për shkak të përplasjes së klaneve brenda partisë Socialiste.

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Basha i ka përmendur me emra ato të cilat i cilësoi si klanet brenda PS-së.

“Kjo në thelb është kjo është një përplasje klanesh politike dhe bandave që qëndrojnë pas tyre. Pra, një klan i fuqishëm politik, ai i Tahirit, ku përfshihen edhe zyrtarë të tjerë të PS, eksponentë të PS siç është Vangjush Dako, dhe një klan tjetër politik, po edhe ky i lidhur me bandat, ku përfshihet Fatmir Xhafaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë, janë përplasur për pushtet dhe kontroll. Kjo është përplasje klanesh për pushtet dhe prapa atyre klaneve qëndrojnë bandat e të dyja klaneve. Pra, në këtë kuptim, qëndrimi i Ramës është qëndrimi i një njeriu që mundohet të kufizojë dëmin”, deklaroi Basha.

 

Të fundit