Flash News

KRYESORE

Basha i prish qetësinë Ramës, sikletos minstret e reja: A i njeh njeri këto? Si i kanë emrat?

Ka nisur sot sesioni i ri Parlamentar me akuza nga kryetarja e LSI-së e kryedemokrati Lulzim Basha ndaj qeverisë, duke i prishur qetësinë Edi Ramës.

Basha u shpreh se tashmë janë asgjësuar gjykata, prokuroria dhe  së fundmi Partia Socialiste, me vënien në krye të institucioneve “ministre kukulla”.

“Sot në Shqipëri ka vetëm një pushtet, pushteti personal i Edi Ramës. I  njihni kush janë këto zonjat këtu lartë (Basha drejton dorën nga minister e reja), janë kukullat e tij”, u shpreh Basha, duke vënë në siklet minister dhe ngjallur reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili nisi të fliste nga vendi.

Mos pëllit, se nëse ka filluar të të dhemb tani do të të dhemb akoma më shumë më vonë. Mos pëllit. Duro! Kush janë? A i njihni anëtarët e PS-së. A ju përfaqësojnë ju, apo përfaqësojnë xhepat e Ramës me një grup oligarkësh? Ata i kanë sjellë, pazaret e milionave. 20 milionë euro për Unazën. Ky filloi të firmosë për çdo gjë pa e kontrolluar asnjë njeri”, u shpreh ndër të tjera me tone të larta Basha, gjatë fjalës së tij në Parlament.

Të fundit