Flash News

KRYESORE

Basha i shqetësuar për familjet e prekura nga tërmeti në Korçë: Urgjent fonde dhe ndihma

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e familjeve të prekura nga tërmeti që goditi rajonin e Korçës.

Ai i bëri thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u ofrojë menjëherë ushqim dhe fonde familjeve, të cilave u janë shkatërruar banesat.

Basha reagoi në profilin tij në Twitter, ku gjithashtu postoi edhe fotografi të banesave të shkatërruara nga tërmeti.

Postimet

Qindra banesa janë dëmtuar nga tërmeti që goditi në orët e para të mëngjesit rajonin e Korçës. Shumë banorë kanë mbetur në qiell të hapur dhe qindra të tjerë janë në panik se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre. Gjithçka kishin ndërtuar me sakrificë të madhe është shkatërruar.”

“Duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme në zonën e goditur për të dedikuar urgjent fonde për shtëpitë e dëmtuara. Nuk duhet humbur asnjë çast për shkak të paaftësisë apo lojërave politike, por duhet vepruar menjëherë me fonde e veprime konkrete për të ndihmuar banorët e goditur.”

“Familjeve të mbetura në mes të katër rrugëve dhe në gjendje tronditje dhe pamundësie totale, shteti duhet t’ju ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehë.”

Të fundit