Flash News

KRYESORE

Basha i shqetësuar: Vendi po zbrazet nga të rinjtë, nuk ka pse të jetë kështu

Basha i shqetësuar: Vendi po zbrazet nga të rinjtë, nuk ka pse

Kryetari i PD-së Lulzim Basha duke iu referuar raportit të Global Talent Competitiveness Index jep larmin se vendi ynë po zbrazet dhe po braktiset nga të rinjtë dhe të shkolluarit. Sipas tij kjo vjen sepse në Shqipëri ka papunësi, e cila është më e larta në rajon.

“Raporti Global Talent Competitiveness Index është i dhjeti studim që evidenton korrupsionin e qeverisë si problem për shoqërinë shqiptare. Vendi ynë po zbrazet dhe po braktiset nga të rinjtë dhe të shkolluarit, sepse ka papunësinë më të lartë në rajon, varfërinë më të lartë në Evropë, korrupsionin më të lartë në Ballkan, dhe mungesë të Shtetit të së Drejtës dhe meritokracisë.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Ne kemi të gjithë potencialin për mirëqenie dhe zhvillim këtu në vendin tonë. @pdshqiperi kemi propozuar masa emergjente për çlirimin e ekonomisë me ligjet anti-mafia dhe anti-oligarki që tregu i lirë të funksionojë për të gjithë, jo vetëm për ca.”, ishte mesazhi i Bashës në Twitter.

[video width="1024" height="512" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/01/WhatsApp-Video-2020-01-31-at-18.50.23.mp4"][/video]

Të fundit