Flash News

KRYESORE

Basha i tregoi burgun, trembet Lleshaj: Natën bëhet guerrilas dhe ditën prokuror

Basha i tregoi burgun, trembet Lleshaj: Natën bëhet guerrilas dhe

Pasi Basha i tregoi burgun për dhunimin që po u bën qytetarëve dhe përndjekjen ndaj opozitës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka nxituar të reagojë.

Me një postim në twitter, Lleshaj thotë se i vjen keq për fjalët e Bashës duke i quajtur ato degradim.

Reagimi i Lleshajt

“Lulzim Basha vazhdon të hedhë natën zjarr dhe ditën kërcënime kundër shkollave, zgjedhjeve, policisë etj. Natën bëhet guerrilas dhe ditën prokuror, ndërkohë që është thjesht një i pandehur i shumëfishtë. Keqardhje për degradimin”.

Ndërkohë Basha sot theksoi:

“Ata që i shërbejnë në mënyrë të verbër Ramës le ta dinë që ai nuk iu mbron dot më, kur dhunoni njerëz mos harroni nesër do ta provoni në palcë forcën e drejtësisë. Sandër Lleshaj, vegla më e ftohtë dhe e pashpirtë e Edi Ramës shkëlqen me shërbim e tij teksa nxit vëllavrasjen, dhunimin dhe persekutimin mes shqiptarëve. Secili prej jush nga Ardi Veliu deri tek Roland Hasa me shokë edhe ju do të jeni në burg shumë shpejt. Në qelinë ku është Bardh Spahia do jetë njëri prej jush. Në qelinë ku ndodhen nëna e baballarë do të jeni ju”

 

Basha i tregon burgun Lleshajt: Në qelinë ku ndodhen nëna e baballarë do të jeni ju

Të fundit