Flash News

KRYESORE

Basha i vendosur: Nuk bëjmë pazare me betejën tonë për Shqipërinë europiane

Basha i vendosur: Nuk bëjmë pazare me betejën tonë për

Për Lulzim Bashën, largimi i Edi Ramës është një kusht i panegociueshëm dhe se çdo marrëveshje tjetër do të kthehej në pazar.  Basha paralajmëroi se do të ketë tentativa për të organizuar zgjedhjet e 30 qershorit me opozitë falso, porse ky është një iluzion i Edi Ramës që nuk ka për të ndodhur.

“Do ta përsëris për të gjithë ata që kanë iluzionin se me Edi Ramën do të ketë zgjedhje më 30 qershor. Do të ketë një tentativë të Edi Ramës për të përsëritur 2017 dhe 2016. Ndryshimi këtë herë është që përveç kandidatëve të krimit, do të ketë kandidatë falso nga opozita falso. Kjo nuk do të ndodhë. Për ne është mision kombëtar të mos lejojmë zgjedhje të diktuara nga krimi. Do të ketë vetëm zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne kemi treguar edhe rrugën e vetme që këto mund të garantohen pa favorizuar palët, pa i dhënë pushtet në tavolinë asnjë pale. Ka dy palë zgjedhje që Edi Rama merr pushtet në tavolinë me krimin. Kjo nuk ka për të ndodhur më. Hapi i parë i zgjidhjes së krizës është largimi i kryeministrit të lidhur me krimin. I mirëkuptoj ata që më thonë se po kërkon shumë pak. Sepse ky duhet të ishte në burg për ato që kanë bërë. Kjo që po kërkojmë është e panegociueshme. Është e panegociueshme, sepse nuk ka mënyrë tjetër për t’i shërbyer interesit publik. Gjithçka tjetër do ta shndërronte këtë në atë që jemi akuzuar me të padrejtë, për një pazar”, deklaroi Basha.

Të fundit