Flash News

KRYESORE

Basha i vendosur: Zgjedhje me Ramën nuk do të ketë, do vazhdojmë betejën deri në fitore

Basha i vendosur: Zgjedhje me Ramën nuk do të ketë, do

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ketë asnjë hap pas, se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë.

Deklarata e Bashës erdhi në fjalimin përmbyllës të protestës së sotme në hyrje të selisë blu.

“Sot në këtë proteste me pjesëmarrjen tuaj, qëndresën tuaj keni bërë të dëgjohet zëri i shumicës absolute të shqiptarëve që ka një mesazh të qartë ‘Rama ik’.

Qëndresa e beteja jonë po hap një horizont të ri shprese për çdo shqiptar qe do të ndërtojë këtu të ardhmen e saj, sakrifica e një jete të tërë nuk duhet ët shkojë dëm nga një bande hajdute. Orët e kësaj bande po numërohen mbrapssh me çdo bashkim proteste si ky i sotmi. Kush nuk e ka dëgjuar nga hipokritët, le ta dëgjojë, kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë, zgjedhje me Ramën nuk do ketë. Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo betejë ka nisur për çdo shqiptar, për të çliruar vendin nga qeveria e krimit dhe korrupsionit më të thellë që ka njohur Shqipëria në 30 vite. Askush nuk është këtu për pushtet e pazare, por për t’i dhënë fund pazareve në kurriz të qytetarëve, demokracisë. I vetmi Pazar që ka mbetur në Tiranë është pazari i gjësë së gjallit, kopja më e shëmtuar e pazarit të Milotit që po e merr përpara revolta e shqiptarëve të bashkuar.

Të gjithë i kemi borxh Shqipërisë, nga të këqijat që e kanë marrë peng shpesh vendin në 30 vitet e fundit. Zotohem para jush për t’ju bashkuar protestës, se nuk ka forcë që t’ju tradhtojë ju, këtë lëvizje për liri e demokraci të standardeve evropiane. Me ju në shi e diell, në këmbë, në marshim, përballje do jem unë dhe PD, opozita e bashkuar.

Do vazhdojmë betejën deri në fitore e çlirimin nga grushti i shtetit, ka shkatërruar parlamentin, ka kapur drejtësinë, ekranet kryesore të medieve që kanë interesin publik. Turp për pronarët oligarkë të medieve”, u shpreh Basha.

Vijon...

Të fundit