Flash News

KRYESORE

Basha ia rendit me emra Ramës: Këta janë 5 politikanët që ti mbrojte, por ne i larguam. Është radha e Xhafajt

Basha ia rendit me emra Ramës: Këta janë 5 politikanët

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij sot pas takimit me aleatët, i renditi kryeministrit Edi Rama 5 politikanët të cilët ai i mbrojti por që PD bashkë me qytetarët i larguan.

“Edi Rama e mbrojti, por ne e larguam Armando Prengën;

Edi Rama e mbrojti por ne e larguam Arben Ndokajn;

Edi Rama e mbrojti por ne larguam Mark Frrokun;

Edi Rama e mbrojti por ne larguam Elvis Roshin;

Edi Rama e mbrojti por ne larguam Saimir Tahirin”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij, ndërsa shtoi se tashmë është radha e Ministrit të Brendshëm.

“Sot Edi Rama po mbron Fatmir Xhafajn, por ne do ta largojmë”, tha kreu i PD-së i clli u bëri thirrje gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e 26 majit.

Basha dhe aleatët marrin vendimin: Protestë me 26 maj. Të largojmë Fatmir Xhafajn

 

Të fundit