Flash News

KRYESORE

Basha inauguron memorialin e viktimave të komunizmit: Modeli i sotëm i qeverisjes është i njëjtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Shkodër në ceremoninë e inaugurimit të memorialit të viktimave të regjimit komunist. Basha nuk hezitoi të krahasonte situatën në të cilën ndodhet vendi me 50 vitet e kaluara gjatë regjimit komunist.

“Zonja dhe zotërinj unë jam këtu si Kryetar i Partisë Demokratike, ndaj dua tju them se vi këtu me vetëdijen e plotë të peshës që kam unë dhe Partia Demokratike, të vetëdijshëm se gjithçka është arritje në raport me borxhin e pashlyeshëm ndaj të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, që është meritë e Partisë Demokratike dhe gjithçka që nuk është arritur është e jona, dhe zotimi është i yni për ta çuar deri në fund.

Sot ajo që na pengon është lartësimi i vesit, i krimit, po kështu me sulmet denigruese ndaj atyre që kërkojnë të zbardhin të vërteën, duke sulmuar Agron Tufën, Çelo Hoxhën, dhe të gjithë të tjerët. Një nga arsyet kryesore është së lamë harresën të ngrinte krye mbi kujtesën dhe nuk i dhamë ndëshkimin final. Përtej çdo dëmshpërblimi financiar, përtej kësaj bëhet fjalë për diçka më të madhe që është dënimi i krimit në nivel kombëtar. Dhe koha ka ardhur”, deklaroi Basha, duke shtuar  beteja me të keqen mund të fitohet nëse vendosim hiearkinë e vlerave mbi vesin dhe jo vesin mbi hiearkinë e vlerave.

“Modeli i sotëm i qeverisjes është i njëjtë. Është modeli i krimit, i veshur me petku e hajdutit, të njeriut pa besim ne Zot në atdhe dhe që përbuz ata që duan një jetë të ndershme dhe dinjitoze në harmoni me njëri tjetrin. Këtë betejë mund ta fitojmë nëse vendosim hierarkinë e vlerave mbi vesin dhe jo vesin mbi vlerat“, deklaroi ndër të tjera Basha.

Memoriali është ndërtuar nga Bashkia e Shkodrës, në bashkëpunim të ngushtë me të persekutuarit politikë, organizatën “Drejtesi dhe Paqe” dhe me bashkëfinancimin Renovabis e donatorë vendas e të huaj.

Të fundit