Flash News

KRYESORE

Basha inspekton gjendjen në jug: Emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura

Basha inspekton gjendjen në jug: Emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha inspektoi situatën në zonat e përmbytura në jug të vendit. Basha ishte në Darzezë të Fierit ku pa nga afër gjendjen si dhe u njoh me masat e marra për t’ju ardhur në ndihmë banorëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha thotë se fshati është përmbytur dhe se transporti i banorëve bëhej me vara. Kreu i PD-së përgëzoi ushtarakët që u angazhuan në përballimin e situatës si dhe u njoh nga kryebashkiaku i Fierit me masat e marra për shpëtimin e njerëzve.

“Tani që rreshjet treditore janë në minimum, është emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura”, shkprehet Basha.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Në Darzezë, në Fier, futja në fshat ishte e pamundur. Fshati i përmbytur ishte i izoluar nga shkatërrimi i rrugës. Transporti i banorëve bëhej me varka.

Përgëzova ushtarët që po punonin për rivendosjen e lidhjes mes zonës së permbytur dhe pjesës tjetër të Fierit.

Kryebashkiaku Armando Subashi më njohu me masat e marra për shpëtimin e njerëzve.

Tani që rreshjet treditore janë në minimum, është emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura.

 

Të fundit