Flash News

KRYESORE

Basha ironizon: Edhe në frigorifer del qeveria por kur ai është bosh, ka ardhur koha për ikjen e këtij pushteti

Basha ironizon: Edhe në frigorifer del qeveria por kur ai është

Nga Durrësi ku ishte duke mbajtur edhe mitingun përmbyllës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nxitur qytetarët të marrin pjesë në votimet e 25 qershorit, si mënyra  e vetme për të larguar këtë pushtet që është duke i varfëruar çdo ditë e më shumë.

Basha ironizoi daljete  shpeshta të kryeministrit në media.

“Sikurse më tha sot gazetari në stusio, kur e hapim frigoriferin, gjithmon në frigorifer është Edi Rama, sepse në frigorifer është gjithmon qeveria. Kur frigoriferi është bosh, kur frigoriferi është zbrazur, është koha për të votuar për ikjen e qeverisë. Frigoriferët e  shqiptarëve janë bosh, tavolinat janë bosh, xhepat e durrsakëve dhe shqiptarëve janë bosh. Koha për Edi Ramën ka mbaruar, ndëshkojeni me votë në 25 qershor”-ka thënë Basha.

Të fundit