Flash News

KRYESORE

Basha ironizon Ramën për vettingun: Kush e gjen këtë gjëagjëzë fiton ‘Toyota Yaris’

Basha ironizon Ramën për vettingun: Kush e gjen këtë

Pak minuta pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratat e PD për vettingun, vjen edhe përgjigja e kreut të demokratëve, Lulzim Basha.

Përmes një reagimi në Facebook, Basha nuk kursen ironinë dhe shkruan:

Gjëagjëzë Edvingu:

Kush i lidh e i mban bashkë:

një trafikant të dënuar droge me vëllain Ministër të Brendshëm PLUS

një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës PLUS

komisionerët e vettingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën?!

Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris.

Reagimi i mëparshëm i Edi Ramës:

Vetingu si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër Vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes!Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut🦉Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit. 🐧Në vend të kryetarit është vetë Luli

 

Të fundit