Flash News

KRYESORE

Basha jashtë Parlamentit: Jemi në një gjendje të emergjencës kombëtare

Basha jashtë Parlamentit: Jemi në një gjendje të

Kryedemokrati Lulzim Basha ka braktisur seancën parlamentare pas votimit nga mazhoranca të shkarkimit të ministrave dhe emërimin e ministrave të rinj.

Sipas Bashës, me vendosjen e Edi Ramës edhe në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me mohimin e fjalës ndaj deputetëve të opozitës, jemi në gjendjen e emergjencës kombëtare.

Sot ishte akti i emërimit të fasadës që përfaqësojnë vetë Edi Ramën. Sot ishte akti i qeverisë, për kapjen personalisht nga Edi Rama të pushtetit legjislativ.

Për herë të parë 28 vite demokraci, opozita kërkon debat parlamentar. Asnjë nga arsyet e parashtruar nga kryetari i kuvendit nuk qëndron. Asnjë rregull parlamentar nuk pengon opozitën që të marrë fjalën. Sot ne kemi një qeveri të vdekur. Jemi në gjendjen e një emergjence kombëtare. Për herë të parë kryeministri mban edhe postin e Ministrit të Jashtëm, faturën e kësaj sjelljeje e paguajnë studentët...”, tha Basha, duke u shprehur më tej se çdokush që i jep krah një kryeministri si Rama, është tradhti kombëtare.

Të fundit