Flash News

KRYESORE

Basha jep fjalën nga shtëpia në Kamëz: Asnjë bir shqiptari nuk do ngelet pa u arsimuar prej gjendjes ekonomike

Basha jep fjalën nga shtëpia në Kamëz: Asnjë bir

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin në kuadër të nismës ‘Po të dëgjoj’, ku sot është ndalur në familjen e Agim Lleshit në Kamëz, baba i 8 fëmijëve, që jetojnë në kushte shumë të vështira.

Agimi i tregoi për jetesën e vështirë brenda shtepisë së vogël dhe të rrënuar dhe të ardhurat e pamjaftueshme për të mbyllur muajin.

Jam invalid, i operuar për zemrën dy herë, gruaja është e papunë, se rrit fëmijët. Jetojmë me 180 mijë lekë nga ivaliditeti dhe ndonjë punë që bëjnë dy çunat e mëdhenj. Por qeveria na kërkon çdo gjë, edhe dritat, edhe ujin, na shkatërruan. Nuk kam patur mundësi t’i përballoj të gjitha, se duhet të ble edhe 80 mijë lekë ilaçe. Janë mbushur listat nëpër dyqane plot dhe nuk di, vetëm të kap kokën me grushta e të shkoj të mbytem. Shteti nuk më ndihmon askund, kam rënë në pikë të hallit”,  rrëfeu Agimi.

Basha, pasi u njoftua se për shkak të pamundësisë ekonomike, fëmijët nga familja e Agim Lleshit nuk ndiqnin dot shkollën, u premtoi atyre se kjo gjë do të marrë fund shumë shpejt dhe gjërat do të bëhen më mirë.

Po ashtu lideri demokrat premtoi se asnjë bijë apo bir shqiptari nuk do të mbetet pa u arsimuar për shkak të gjendjes ekonomike.

“Familjet me shumë fëmijë duhet të kenë mbështetje të veçantë nga shteti, kudo në botë e kanë. Shteti që nuk kujdeset për fëmijët është si babai i keq, që nuk do t’ia dijë për familjen. Fjala që unë po të jap në shtëpinë tënde është se nuk ka për të ngelur fëmijë shqiptari pa studiuar për shkak të gjendjes ekonomike të prindërve. Shqipëria i ka mundësitë”. Ato lekë që i marrin një grusht njerëzish, duhet t’i marrin njerëzit në nevojë.”- theksoi Basha, i cili i kërkoi familjes me 8 fëmijë në Kamëz dhe familjeve të tjera në pamundësi ekonomike, që të kenë besim.

“Sakrifica e madhe që po bëni si prindër të jeni të sigurtë se do t’ju shpërblehet”- u shpreh kreu i opozitës.

 

Të fundit