Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Basha ka ndryshuar. Nëse nuk i zëmë besë, të paktën t'u besojmë pamundësive të tij
Alfred Lela
Lulzim Basha ka bërë dy lëvizje të cilat të çojnë në një drejtim të vetëm. A është ky 'drejtimi i duhur' nuk mund të thuhet, duke qenë se ai ka qenë shteghumbur që prej verës së 2011, kur garonte për Bashkinë e Tiranës. Por duke qenë se ky koment nuk përbën një vështrim historik, por në aktualitetit, është i detyruar të qëndrojë te 'drejtimi i ri' në të cilin duket se po e fut Basha lëvizjen opozitare.
Si fillim, shefi demokrat ka shpallur 24 koordinatorë, të cilëve u ka 'hequr pushimet', duke i graduar 'kapitenë të verës'. Ata janë boyscauts-at e Bashës që do përpiqen të organizojnë, menaxhojnë dhe inkuadrojnë Partinë Demokratike, të cilën kryetari i saj e ka marrë hosh nëpër shtigje të parrahura duke e kthyer, më në fund, te i vetmi shteg i njohur, i pranuar dhe inteligjent, proceset dhe zgjedhjet.
Dhe ky ka qenë propozimi i dytë, drejt drejtimit të duhur apo të ri, i z. Basha. Artikulimi i 13 qershorit si mundësi e re për shpresat e opozitës për rimarrjen e vendit që i takon në tryezën e negociatave, propozimeve, zgjidhjeve dhe zgjedhjeve, prejt së cilës ai e hoqi më 17 shkurt, kur vendosi të djegë mandatet parlamentare.
Në këtë kuptim Basha është një i penduar i demokracisë. Pas një tollovie totale, duke shpresuar se taktika 'e tokës së djegur' do të prodhonte sadopak mbështetje ndërkombëtare, ai u rifut në sistem, pa qenë krejt brenda tij, duke u rikthyer te propozimet. Prej kohësh ai nuk propozon, por mohon, dhe ka qenë kjo qasje jo konstruktive që e ka dekonstruktuar figurën e tij në përllogaritë që bëjnë ndërkombëtarët për partneritete në Tiranë.
Lulzim Basha po kthehet mbrapsht në gjurmët e hapave të hedhur drejt një 'revolucioni në epruvetë', përzierja e të cilit nuk prodhoi reaksionin për të cilin u nis. 85 përqindëshi i refuzimit ekziston, por kush na e thotë se, në barkun e asaj balene të madhe përçmimi, nuk gjendet i gëlltitur edhe refuzimi për të? Askush. Sepse matjet e opinionit kanë gabuar edhe njëherë si kaqherë. Nëse në zgjedhjet e fundit nuk ka humbur Rama, kanë humbur të paktën sondazhet e tij. A nuk thoshte kryeministri se ai është fitues 'sipas të gjitha sondazheve'?
30 qershori, një sondazh i kontrolluar totalisht prej tij nuk e konfirmoi Ramën si Nate Silver të zgjedhjeve.
Çka ka humbur Rama nuk është e thënë t'a ketë fituar Basha. Demokratët duhet ta kenë këtë parasysh nëse lideri i tyre merr përsipër të këndojnë 'Marsejezën' e një revolucioni të ri: u duhet ta mosbesojnë. Jo dhe aq prej zërit, por se revolucionet, ashtu si petullat, duan 'vaj'. Nuk qiten petulla në ujë, thonë në Veri.
Por Basha duket se ka ndryshuar; mbështetur ky përfundim edhe te 'zbutja' e tij në raport me 13 tetorin, një datë që e pat shpërfillur një herë, por e përqafoi sot pas takimit me Presidentin. Fjalitë e tij e lanë të kuptohet qartë se pajtohet tashmë me datën, por edhe me propozimin tre-rremësh të z. Meta: zgjedhje vendore, parlamentare dhe presidenciale.
Të cilat kërkojnë ndryshime të mëdha, përfshirë kushtetueset. Në këtë kuptim Lulzim Basha është fjalëmbajtur (ai nuk mund të jetë fjalëbjerrë në gjithçka). Një prej artikulimve të tij qendrore gjatë këtyre muajve kanë qenë ndryshimet strukturore, përfshirë edhe Kushtetutën. Apo edhe një parlament me Senat, Dhoma e Ulët me 100 deputetë, etj.
Vullneti i Bashës është një e treta e çfarë i duhet vendit për të dalë nga kriza (dhe nuk është pak). Shumica dhe ndërkombëtarët janë pjesët përplotësuese; duke qenë se kushti për ikjen e Ramës si kryeministër ka rënë, kjo duhet të mjaftojë si flamur i bardhë paqeje për anën tjetër. Amerikanët e kanë lënë një derë hapur duke përmendur Gjykatën Kushtetuese. Gjermanët kanë qenë të vetmit që e kanë mbajtur një dorë poshtë rrëzimit të Bashës.
A ka ndryshuar Basha dhe nëse po, për kë? është pyetje cinike. Nëse nuk i zëmë besë atij, të paktën duhet t'u besojmë pamundësive të tij.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38