Flash News

KRYESORE

Basha ka nga Korça një paralajmërim për miqtë europianë: Edhe unë jam europian, por harroni një gjë…

Basha ka nga Korça një paralajmërim për miqtë

Lulzim Basha ka ripërsëritur nga Korça premtimin për të rikthyer tarifat për produktet bujqësore që vijnë nga shtetet fqinje, në mënyrë që të favorizohen produktet e fermerëve shqiptarë.

Fermerët korçarë janë ata që vuajnë më shumë nga kjo situatë dhe thirrjet e atyre për vemendje të qeverisë ndaj produkteve shqiptare kanë rënë në vesh të shurdhër. Megjithatë, kjo situatë ka premtuar Basha do të ndryshojë pas 26 qershorit.

Ai paralajmëroi edhe Brukselin për shkak të reagimeve që do të shkaktojë te fqinjët ky vendim duke theksuar se puna e fermerëve të huaj nuk mund të vlerësohet më shumë se ajo e fermerëve shqiptarë.

“Dua t’i them miqve europianë të Shqipërisë se edhe unë jam europian por koha kur pika e djersës së fermerëve të huaj rëndon më shumë se pika e djersës së fermerëve shqiptarë do të marrë fund njëherë e përgjithmonë”, u shpreh Basha.

Basha lëshoi akuza të shumta ndaj kryeministrit Rama duke thënë se ndërtoi vetëm fasada në Korçë duke mos e ndihmuar në zhvillimin ekonomik.

Pa fjalë të mëdha dhe deklarata ‘bombastike’, kandidatja demokrate në Korçë bën një prezantim original dhe të sinqertë

Të fundit