All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Basha ka një mesazh për të rinjtë: Mos ikni, Shqipëria ka potencial për të krijuar mirëqenie

Basha ka një mesazh për të rinjtë: Mos ikni, Shqipëria
All - Paragraf - 1

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka nisur turin kombëtar për rininë, ndërsa shpreh shqetësimin për mundësitë e pakta të të rinjve në një vend të shkatërruar si Shqipëria. Por ai premton se kjo situatë nuk do të vazhdojë gjatë.

All - Paragraf - 3

Kryetari i partisë më të madhe opozitare theksoi se Shqipëria ka potencial për të krijuar punësim dhe mirëqenie.  Gjatë takimit ai u ndal te përvoja e Kosovës, ku për shkak të situatës u shkau menjëherë në zgjedhje të parakohshme.

“Jemi i njëjti komb në dy shtete të ndryshme, ku në njërin prej këtyre shteteve që është dhe më i riu, brenda një kohe fare të shkurtër vendoset të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Organizohen këto zgjedhje të parakohshme në mënyrën më evropiane, ka një rotacion normal politik të pushtetit. Kjo tregon se ne shqiptarëve nuk na mungon asgjë. Nuk është faji i shqiptarëve, është kusuri i shqiptarëve”, tha Basha.

Ai shtoi se në tërë dështimet e kësaj qeverie, dështimi më i madh është ai me rininë.

“Rinia po rritet në një vend pa mundësi, pa punësim, pa perspektivë, me rroga të ulëta minimale, me kosto maksimale të jetës dhe të arsimimit, në një vend me klimë të shkatërruar në një vend me klimë të shkatërruar për ekonominë, për biznesin. Në një vend ku, për fat të keq, fjala e parë dhe kërkesa e parë e shumicës së rinisë, është të largohen nga vendi i tyre. Nuk ka pse të jetë kështu dhe nuk do të jetë kështu për shumë gjatë. Sepse ky vend e ka të gjithë potencialin për të krijuar mjaftueshëm, mirëqenie, punësim, mundësi për gjithë shqiptarët, në veçanti për rininë.”, tha kreu i PD në takim.

Të fundit