Flash News

KRYESORE

Basha: Ka prova për arrestimin e menjëhershëm të Taulant Ballës, dekada burg për Tahirin, Dakon, Gjiknurin e Sejdinin

Basha: Ka prova për arrestimin e menjëhershëm të Taulant

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se prokuroria ka prova të mjaftueshme për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës.

Në një prononcim për mediat pas daljes nga prokuroria, kreu i opozitës, theksoi se organi i akuzës ka prova dhe fakte për të kërkuar dekada burg për Tahirin, Dakon, Gjiknurin e Qazim Sejdinin.

Basha tha se prokuroria nuk po vepron edhe pse disponon përgjime zyrtare, fakte dhe prova.

“Prokuroria ka fakte dhe prova të mjaftueshme për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Për të kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Qazim Sejdinin me shokë.

Por e kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës dhe nga krimi, prokuroria po i trajton lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror. Po mbron lidhjet e Taulant Ballës me bandat e krimit të organizuar, lidhjet e Vangjush Dakos me bandat e krimit të organizuar me bandat e krimit të organizuar, si sekret shtetëror.

Nëse prokuroria do të vepronte mbi përgjimet zyrtare, faktet dhe provat që disponon, sot Taulant Balla duhet të ishte në arrest.

Sot Vangjush Dako duhet të ishte në arrest.

Sot Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini duhet të kishin një pretencë me dekada burg.

Sot Fatmir Xhafaj do të ishte jashtë politikës”, u shpreh Basha.

Të fundit